Futbollistet e Kosovës U19 triumfojnë bindshëm në hapjen e kualifikimeve për Kampionatin Evropian

Futbollistet e Kosovës të kategorisë U19 e nisën mbarë kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Evropian. ‘Dardanet’ triumfuan bindshëm me rezultat 6:0 kundër Moldavisë.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u shpreh se vajzat treguan përkushtim të jashtëzakonshëm. ‘Kjo fitore është dëshmi e punës, disiplinës dhe talentit që po zhvillohet çdo ditë e më shumë në futbollin e vajzave në Kosovë.

Jam krenar për secilën prej tyre që dhanë maksimumin në fushë dhe përfaqësuan me dinjitet Kosovën.


- Advertisement -

Përgëzime edhe për stafin teknik në krye me Albina Rrahmani,’ deklaroi Ademi. ‘Ju uroj shumë suksese edhe në sfidat e radhës!

Forca Kosovë!’


- Advertisement -