Shqetësimet shëndetësore në hapësirë: NASA-n si i përballet?

Ekipazhi i Artemis II tani është kthyer shëndoshë e mirë në Tokë, pasi kreu një mision rekord në anën tjetër të hënës, ku udhëtuan më larg nga planeti i tyre se kushdo në histori.

Njerëzit kanë kaluar nëpër miliona vjet evolucion për t’u përshtatur në mënyrë të përkryer me jetën në Tokë, kështu që kalimi i kohës në hapësirë – pa gravitet, pa rrezet e diellit dhe nivele të ndryshme rrezatimi – përbën një sfidë të vërtetë fizikisht.

Pra, cilat ishin shqetësimet kryesore shëndetësore që paraqet udhëtimi hapësinor dhe si përballet NASA me to?


- Advertisement -

Astronautët janë të ekspozuar ndaj rrezatimit me energji të lartë në hapësirë, ndryshe nga Toka, ku atmosfera dhe fusha magnetike planetare ofrojnë një mburojë kundër tij.

Kjo mund të çojë në dëmtim të ADN-së, rritje të rrezikut të kancerit, efekte neurodegjenerative, probleme kardiovaskulare dhe çrregullim të sistemit imunitar.

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) është disi i mbrojtur nga rrezatimi nga magnetosfera e Tokës, por sa më shumë të shkosh në hapësirë, aq më shumë rrezatimi të ekspozon.

Graviteti luan një rol kritik në rregullimin e funksioneve trupore dhe mungesa e tij ka ndikime negative në shëndetin e njeriut.

Astronautët përdorin pajisje të specializuara ushtrimesh gjatë udhëtimit të tyre për t’u përballur me ndryshimet trupore që sjell hapësira e thellë.

Ata mund të përjetojnë humbje të dendësisë së kockave, atrofi muskulore, dobësimin e indeve muskulore, si dhe dhimbje të kokës.

Shqetësime tjera të zakonshme shëndetësore përfshijnë të përzierat nga lëvizja, marramendjen, gjendjen kardiovaskulare dhe çrregullimet e gjumit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *