Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel.
Begaj e cilëson Engel një mik të madh të popullit shqiptar dhe një mbështetës të fortë të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Emri i Engel do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të çmuar që na qëndroi pranë në ditët e vështira.
Eliot Engel u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare.





