Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur në mbledhjen e sotme që çmimet tavan për gazoilin të jenë maksimumi 209 lekë/litri për shitjen me pakicë dhe 197 lekë/litër për shitjen me shumicë.
Ndërsa për benzinën, çmimi maksimal i shitjes do të jetë 175 lekë/litri për pakicë dhe 163 lekë/litër për shumicën.
Këto çmime do të hyjnë në fuqi sot, më 11 prill, në orën 16:00 dhe do të vazhdojnë deri në mbledhjen e ardhshme.





