Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel.
Begaj e cilëson Engel një mik të madh të popullit shqiptar dhe një mbështetës të fortë të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Emri juaj do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të çmuar që na qëndroi pranë në ditët tona më të vështira.
Pusho në paqe, shkruan Begaj.
Eliot Engel dhe një nga figurat më të njohura të politikës amerikane në Kongres dhe mik i madh i shqiprarëve u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare.





