Halle Bailey: Si amësia më frymëzon në krijimtari

Këngëtarja, kompozitorja dhe aktorja amerikane Halle Bailey foli rreth asaj se si amësia e ka frymëzuar në mënyrë krijuese gjatë një paraqitjeje të re në ‘Live with Kelly and Mark’.

Ajo tregoi se djali i saj Halo e ka ndryshuar, duke e ndjerë gjërat më thellë dhe duke i shtuar emocione të reja në krijimtari.

Bailey theksoi se të qenit nënë e ka ndihmuar të ndjehet sikur është përsëri fëmijë dhe ka mësuar shumë nga fëmija i saj, duke e zgjuar fëmijën e brendshëm në çdo ditë.


- Advertisement -

Pas lindjes së fëmijës, aktorja ndjehet më e sigurt në vetvete dhe zëri i saj është më i fuqishëm.

Bailey falënderoi familjen për mbështetjen në rritjen e saj me një orar të ngjeshur pune.


- Advertisement -