Shefi i PDK-së, Përparim Gruda, dënon propozimin e LVV-së për të shmangur procedurën për të shqyrtuar Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Kosovë

Shefi i GP të PDK-së, Përparim Gruda, doli kundër propozimit të GP të LVV-së për të shmangur procedurën për të shqyrtuar Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. “Për PDK-në është e papranueshme shmangia e procedurës për të shqyrtuar ligjet.

Rregullorja e thotë qartë se duhet të kalojnë dy javë nga shpërndarja e ligjeve.

E pamundur, edhe unë që jam jurist, me i lexu dhe procesu të gjitha këto.


- Advertisement -

Ne po pyesim se pse është urgjente të shqyrtohet ligje kaq të rëndësishme të Kosovës me procedurë të përshpejtuar?

Kjo shpejtësi nuk e kuptoj pse, prandaj jemi kundër”, deklaroi Gruda në Kuvend.


- Advertisement -