Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka kërkuar nga qeveria të tregojë se a do të ulen çmimet kur të kalojë ky ligj i rëndësishëm për tregun.
Ai theksoi se inflacioni në vend ka shkaktuar debate, duke e lidhur me mungesën e këtij ligji.
Mustafa theksoi se është koha që qeveria të japë përgjigje të qarta në lidhje me çmimet.
Tani që ligji është në Kuvend, është rëndësi qytetarëve të dinë se çfarë do të ndodhë me çmimet në të ardhmen.





