Partia Demokratike e Kosovës ka organizuar një konferencë për media që do të mbahet sot në orën 14:30.
Në këtë ngjarje do të flasë ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.
Konferenca do të zhvillohet në zyrat e Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kjo thirrje për konferencë vjen në një moment të rëndësishëm, pasi seanca e Kuvendit për çështjen e Ligjit për Specialen është shtyrë.
Rreth kësaj çështjeje, paraprakisht Çitaku dhe Hamza kanë pasur një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

