Mark Epstein Publikon Fotografitë e Autopsisë së Vëllait të Tij dhe Kërkon Hetim të Vërtetë për Vrasje

0
34
- Advertisement -

Vëllai i Jeffrey Epstein, Mark Epstein, ka publikuar një seri fotografish nga autopsia e tij, duke kërkuar zhvillimin e një “hetimi të vërtetë për vrasje”.

Veprimi i Mark Epstein vjen pas deklaratave të ekspertit mjeko-ligjor Michael Freeman, i cili pretendon se provat tregojnë se vdekja e pedofilit në një qeli burgu në Manhattan, në vitin 2019, nuk ishte pasojë e vetëvrasjes me varje, siç është versioni zyrtar.

Sipas Freeman, pamjet tregojnë se dëmtimet në trupin e Epstein nuk mund të jenë shkaktuar nga vetëvrasja. “Kjo lë të hapur vetëm versionin e vrasjes”, deklaroi ai. “Duhet të pyesësh veten se kush e vrau dhe kush urdhëroi vrasjen e tij?

Pse Departamenti i Drejtësisë po e mbulon këtë çështje?

Kë po mbrojnë?”, u shpreh ai, duke shtuar se një organ i pavarur duhet të zhvillojë një hetim të vërtetë për vrasje.

Freeman, deklaron se ka studiuar për një vit gjetjet e autopsisë.

- Advertisement -

Sipas tij, shenjat në qafë dëshmojnë se ka pasur një përleshje dhe, për rrjedhojë, bëhet fjalë për vrasje me mbytje.

Ai pretendon se shenjat e litarit në qafën e Epstein nuk janë të njëtrajtshme, siç ndodh në rastet e vetëvrasjes.

Sipas tij, provat përputhen me versionin e një sulmi dhe të mbytjes nga pas, duke përdorur të njëjtin mjet me të cilin viktima u gjet i varur.

Freeman pretendon gjithashtu se ka vërejtur edhe shenja thonjsh mbi gjurmët e litarit.

Nga ana tjetër, në autopsinë fillestare, të kryer nga mjekja Kristin Roman, nuk u konstatuan shenja përleshjeje dhe as prova të një vrasjeje.

Ajo përjashtoi mundësinë e mbytjes apo të dëmtimeve të tjera të dyshimta në trupin e tij.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here