Ever Banega Njofton Pensionimin nga Futbolli Profesional pas 20 Vitesh Karrierë

0
12
- Advertisement -

Ever Banega ka njoftuar zyrtarisht pensionimin e tij nga futbolli profesionist në moshën 38-vjeçare, duke përmbyllur një karrierë që zgjati 20 vjet.

Gjatë kësaj kohe, ai fitoi tre tituj të Ligës së Evropës me Sevillan.

Ish-mesfushori i Përfaqësueses së Argjentinës e bëri të ditur këtë vendim në një intervistë për ESPN, pas pjesëmarrjes në një ndeshje reviale të organizuar nga bashkëkombësi i tij, Sergio Aguero.

Banega pranoi se kjo përvojë ia kishte forcuar bindjen për t’i dhënë fund karrierës si futbollist. “Kam thënë se isha 80 për qind i bindur për pensionimin, por pas ndeshjes së sotme jam plotësisht i sigurt se dua të tërhiqem.

Po fillon një kapitull i ri i jetës sime dhe tani do ta shijoj futbollin nga jashtë fushës,” deklaroi ai.

Banega gjithashtu foli për mundësinë e një transferimi te Inter Miami, ku do të kishte rastin të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin e tij te Argjentina, Lionel Messi.

- Advertisement -

Megjithatë, mesfushori ishte i prerë se asnjë telefonatë nga ylli argjentinas nuk do ta ndryshonte vendimin e tij. “Edhe nëse më telefonon Messi, do t’i them jo.

Vendimi im është marrë,” theksoi Banega.

Pjesën më të rëndësishme të karrierës evropiane, argjentinasi e kaloi te Sevilla, me të cilën pati dy periudha.

Ai fitoi tri herë Ligën e Evropës dhe u shndërrua në një prej mesfushorëve më të dalluar në historinë e klubit spanjoll.

Gjatë karrierës së tij, Banega ishte pjesë edhe e skuadrave si Valencia, Atletico Madrid dhe Interi, ndërsa me Përfaqësuesen e Argjentinës regjistroi 65 paraqitje.

Në shtator të vitit 2020, ai u transferua te skuadra saudite Al-Shabab, ku qëndroi për katër sezone, përpara se të rikthehej në futbollin argjentinas.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here