Selin Bollati zbulon dy momentet e veçanta në Big Brother VIP Albania 5

Selin Bollati ka ndarë përvojat e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.

Njëra prej tyre është që ka qenë e sinqertë dhe e hapur, ndërsa tjetra është takimi i saj me DJ Gimbon. “E para ka qenë fakti që e kam kuptuar që këtu brenda se kam fare problem të jem 100 për qind e vërtetë dhe të tregoj anë të miat jo perfekte, një Selin ndoshta të ç’rregullt, moskokëçarëse.

E pranoj dhe e dua shumë veten në këtë mënyrë”, tha ajo.


- Advertisement -

Tutje shtoi: “Dhe e dyta zemra ime të përshëndes është Gimbo patjetër, është moment shumë i veçantë dhe mënyra se si jemi bashkë, këto të dyat, Gimbo të dua”.

Selin është shpallur finalistja e parë e këtij edicioni të BBVA.

Finalja e madhe do të jetë më 18 prill (e shtunë).


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *