Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se ‘lëvizjet e pamatura të Trump po i zvarrisin Shtetet e Bashkuara në një ferr të gjallë për çdo familje’.
Ai gjithashtu shton se ‘Mos u gaboni: Nuk do të fitoni asgjë përmes krimeve të luftës’.
Ghalibaf akuzon Trumpin për ndjekjen e urdhrave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe thekson se ‘e vetmja zgjidhje e vërtetë është respektimi i të drejtave të popullit iranian dhe ndalimi i kësaj loje të rrezikshme’.





