Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 në Lezhë të Shqipërisë, pikërisht në lagjen Besëlidhja.
Sipas Top Channel, pasojat e këtij shpërthimi kanë sjellë dëme serioze për shumë biznese dhe mjete.
Dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga bombola gazi.
Autoritetet policore janë në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar plotësisht situatën.





