Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur një draft-rezolutë për të mbrojtur viktimat e luftës së fundit në vend.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka kërkuar që kjo rezolutë të trajtohet si prioritet në Kuvendin e Kosovës. ‘Grupi Parlamentar ka përgatitur një draft-rezolutë për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës’, tha Çitaku.





