Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar që draft-rezoluta për mbrojtjen e viktimave të luftës së fundit në Kosovë të renditet si pika e parë në rendin e ditës dhe të votohet gjatë seancës plenare.
Lidhur me këtë çështje, shefja e grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, shprehet se rezoluta duhet të reflektojë konsensus më të gjerë. Çitaku insiston që rezoluta të jetë pika e parë dhe i drejtohet Haxhiut: Nuk bëjmë kompromis.





