Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS i OKB) do të debatojë në Nju Jork për raportin e ri të punës së UNMIK-ut në Kosovë të enjten më 9 prill.
Seanca pritet të mbahet nga ora 16:00.
Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut do të prezantohet nga shefi i ri i misionit të OKB-së në Kosovë, Peter Due.
Klankosova.tv publikoi këtë raport, i cili përfshin situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar mungesën e progresit në dialogun Kosovë-Serbi.
KS i OKB diskuton për Kosovën këtë muaj dhe nuk sheh përparim në dialogun me Serbinë.





