Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, arriti të mërkurën në një bazë ushtarake në Bogota të Kolumbisë, ku do të zhvillojë bisedime për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë.
Kjo vizitë vjen pas një ndalese të paparalajmëruar në Venezuelë.
Hegseth u prit në bazën ajrore nga ministri kolumbian i Mbrojtjes, Jorge Eduardo Mora.
Një ditë më herët, Mora kishte njoftuar në parlament se gjatë vizitës, zyrtari amerikan do të dorëzonte një avion ushtarak të tipit C-130 Hercules.
Duke folur pranë ministrave kolumbianë, Hegseth theksoi se të dy vendet do të bashkëpunojnë për të luftuar organizatat e përfshira në trafikun e drogës.

