Një aktakuzë është ngritur ndaj dy zyrtarëve të Pallatit të Rinisë A.Z dhe F.Rr, të cilët dyshohet se keqpërdorën 137 mijë euro e kësaj ndërmarrje.
Ata akuzohen për veprat penale si “Përvetësimi në detyrë”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, A.Z., në cilësinë e menaxherit të Financave dhe më pas ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në “Pallati i Rinisë” Sh.A. në Prishtinë, dyshohet se gjatë viteve 2021–2022, ka keqpërdorur mbi 137 mijë euro të ndërmarrjes, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.





