Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosma Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve për garantimin e rendit dhe ligjit, si dhe për avancimin e standardeve demokratike.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm për forcimin e sundimit të ligjit.
Në takim, të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin drejt avancimit të agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe zbatimin e standarteve të Konventës së Stambollit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e rolit të grave në shoqëri.
