Njësiti i Krimeve të Rënda të Policisë ka kryer një bastisje në banesën e Shkëlzen Gashit në zbatim të urdhrave të Prokurorisë Speciale.
Njoftimi për këtë veprim u publikua nga Rron Gjinovci në rrjetet sociale.
Megjithatë, Gashi është shoqëruar në stacionin policor, por sipas Gjinovcit ende nuk është arrestuar.





