Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë, u deklarua për media.
Para mediave, Haxhiu bëri të ditur se Kuvendi do të mblidhet të enjten nga ora 10:00. “Ne kemi vendosur që seanca e Kuvendit të mbahet më 2 prill, pra të enjten nga ora 10:00.
Në këë seancë do të jenë shtatë projektligje për ratifikimin të marrëveshjeve ndërkombëtare, fillimin e procedurave për mungesat në emërimin në komisionit e Pavarur të Mediave e po ashtu edhe në RTK”, u shpreh Haxhiu.





