Blerta Deliu-Kodra, deputete e PDK-së, ka reaguar duke thënë se Kuvendi është vënë në lajthitje lidhur me ekspozitën e pasaktë për masakrat.
Ajo gjithashtu ka theksuar se është e papranueshme që gjatë një periudhe përkujtimore për viktimat e luftës të mbështeten në ekspozita që, sipas saj, dëmtojnë narrativën e luftës çlirimtare.





