Protesta e OVL UÇK-së është nisur para Kuvendit të Kosovës, pas ekspozitës së pasaktë për masakrat, e cila është larguar nga sheshi i Prishtinës.
Veteranët kanë reaguar kundër kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, duke denoncuar një këshilltar të tyre që konsiderohet si armik i UÇK-së.
Ata gjithashtu i akuzojnë ministra të tjerë si anti-UÇK, përfshirë Hekuran Muratin dhe Donika Gërvallën, për bashkëpunimin e tyre kundër veteranëve.
Në një deklaratë para mediave, veteranët kanë bërë akuzat e tyre ndaj ish-ministres Gërvalla për bashkëpunim me krerët serbë dhe kriminelët për t’i dëmtuar veteranët e luftës.





