Moza Ahmeti në Ferma VIP 3: Një shfaqje e humorit dhe spontanitetit

Hyrja e shkrimtares Mimoza Ahmeti në Ferma VIP 3 nuk ka kaluar pa u vënë re.

E njohur për stilin e saj spontan dhe plot humor, ajo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut që në momentet e para brenda fermës.

Gjatë prezantimit, konkurrentët duhej të zgjidhnin një “shok”, por Moza mbeti e surprizuar kur iu caktua një kafshë, duke reaguar me humor: “Një patë, unë thashë së këtu kishte burra.


- Advertisement -

Burraaa, se ti më the që do të zgjedhësh një shok, shok një pulë, një rosë?!

Nuk gjetët një mbulesë tjetër”.

Edhe më vonë, ajo nuk i kurseu komentet për vendimin që banorët të ushqehen vetëm me fasule për një javë: “Mu bëfsh kurban me ato fasulet e tua.

Për të ngrënë fasule erdhëm në fermë ne?

Po patën mund ta therim?

Se e paskam zgjedhur mirë, se çfarë do të hamë.

Pata është për vezë dhe për t’u ngrënë nuk është për shoqe”.


- Advertisement -