Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Halle Bailey, ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të në një mënyrë relaksuese dhe plot stil, duke ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet në një jaht.
Ylli i “The Little Mermaid” u shfaq me bikini jeshile, ndërsa shijonte diellin në shoqërinë e njerëzve të saj të dashur.
Krahas fotove, ajo shkroi: “Është ditëlindja ime.
Sot jam 26 vjeçe.
Jam në një varkë me të dashurit e mi.
Dielli po shkëlqen.
Zoti është kaq i mirë”.
Postimi u prit me shumë reagime pozitive dhe urime nga fansat, shkruan DailyMail.
Këngëtarja dhe aktorja, e cila është nënë e një djali, vijon të jetë aktive në karrierë, me projekte të reja në aktrim dhe muzikë.
