Kryetarja e Kuvendit në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se vendimi për të mbështetur financiarisht ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë 1998-1999’ është marrë në Kryesinë e Kuvendit, në përputhje me Rregulloren për subvencionim.
Haxhiu tha se të gjithë anëtarët, përveç përfaqësuesve të Listës Serbe, kanë votuar në favor të këtij vendimi, duke shprehur keqardhje për situatën e krijuar.
Ajo gjithashtu tha se do të ndërmarrin hapa për të forcuar mekanizmat e vlerësimit dhe për të rritur transparencën në vendimmarrje.





