Hysen Durmishi: Shkëlzen Gashi u përzun personalisht nga zyrat e LVV në vitin 2005

Ish-ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar ashpër ndaj narrativave të Shkëlzen Gashit, duke theksuar se në vitin 2005, pas një përplasjeje të ashpër, e ka përzënë personalisht atë nga zyrat e LVV.

Durmishi theksoi se tendenca e Gashit për të deformuar historinë dhe luftën e UÇK-së ishte një arsye për përjashtimin e tij nga Lëvizja.

Në reagimin e tij, Durmishi e cilësoi ekspozitën dhe veprat e tilla si fyerje të rëndë për sakrificën e popullit dhe si një “vrasje të dytë” për ata që dhanë jetën për liri.


- Advertisement -


- Advertisement -