Kryetarja e Kuvendit dhe shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes pjesëmarrëse në ekspozitën për masakrat në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, kanë lexuar një nga një shkrimet në ekspozitën e diskutueshme për masakrat në Kosovë, pa e vërejtur asnjë gabim, pavarësisht se përmbajtja ka shkaktuar shumë reagime për deformimin e historisë.

Institucioni që drejton Haxhiu ka qenë financues i kësaj ekspozite, që ka ngritur shqetësime për pasaktësitë dhe ofendimet ndaj sakrificës kombëtare.

Haxhiu më 24 mars edhe kishte reaguar në rrjetin e social, Facebook, duke shkruar se çdo panel nga kjo ekspozitë rrëfen krime të rënda ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë.


- Advertisement -

Reagime të forta kanë ardhur edhe nga figura të njohura të politikës dhe shoqërisë civile, si ish-ministri Hysen Durmishi, i cili e ka quajtur këtë ekspozitë si fyerje për ata që dhanë jetën për liri.

Durmishi: Gashi u përjashtua nga Vetëvendosje për deformim të historisë së UÇK-së Ish-anëtarja e Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mirjeta Durmishi, ka reaguar poashtu ashpër ndaj vizitave të bartësve të institucioneve shtetërore në ekspozitë që është financuar nga Ministria e Kulturës.

Ajo ka theksuar se këta individë e vizitojnë ekspozitën vetëm për të bërë foto dhe për të u krenuar me financimin e saj, pa u shqetësuar fare për përmbajtjen e pasaktë dhe ofenduese.


- Advertisement -