Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar rreth ekspozitës me përmbajtje të pasaktë për masakrat në Kosovë e cila u hap në qendër të Prishtinës nga 24 marsi.
Veteranët në reagim kërkojnë distancim zyrtar të menjëhershëm nga përmbajtja e asaj ‘ekspozite’, si dhe llogaridhënie institucionale. ‘Kundërshtojmë me forcë ekspozitën e vendosur në qendër të Prishtinës.
Nën maskën e kujtesës, ky instalacion shtrembëron të vërtetën e Luftës Çlirimtare duke fyer gjakun e derdhur për liri.
Paraqitja e viktimave civile si “persona të armatosur”, pikërisht në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, përbën një akt të poshtër moral.
Një qasje e tillë është e papranueshme’.
Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi autorët e këtij shtrembërimi dhe mbështetësit e tyre politikë.
Sidoqoftë, faji rëndon edhe mbi çdo institucion që shpenzoi para publike për të legjitimuar këtë turp.
Financimi i kësaj përmbajtjeje nga Kuvendi i Kosovës përbën skandal të pafalshëm.
Përmes tij goditet e vërteta historike dhe poshtërohet dinjiteti i luftës sonë’, thuhet në reagim.
