Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme etanoli (alkool i koncentruar 96%) në rajonin e Prizrenit, duke parandaluar shmangien e detyrimeve fiskale në vlerë mbi 6 mijë euro.
Alkooli u zbulua në dy raste të ndara, duke sjellë dëme në buxhetin e Kosovës.
Veprime të menjëhershme janë ndërmarrë për zbulimin e sasisë së fshehur.
Rasti është në procedurë hetimore në bashkëpunim me institucionet kompetente.





