Kryetarja Haxhiu priti zëvendësdrejtorin menaxhues të EEAS për Ballkanin Perëndimor

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot zëvendësdrejtorin menaxhues të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm për Ballkanin Perëndimor (EEAS), Emanuele Giaufret.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, rëndësinë e reformave dhe prioritetet institucionale.

Haxhiu theksoi aplikimin e Kosovës në BE dhe nevojën për mbështetje nga partnerët e Bashkimit Evropian.


- Advertisement -


- Advertisement -