Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të mërkurën e 25 marsit në Stroc të Vushtrrisë, ku një burrë u gjet i djegur.
Rastin e rëndë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
I njëjti deklaroi se rasti është iniciuar si ‘hetim mbi vdekjen’.
Mësohet se viktima është Bejtullah Isufi, për vdekjen e së cilës kanë shkruar edhe familjarët e tij.
Varrimi do të bëhet në varrezat e Strocit më 27 mars, pas namazit të drekës në ora 13:00.
Nisin hetimet për gjetjen e personit të panjohur në Vushtrri.





