Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendimin për të ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë.
Kjo ka ndodhur pas një inspektimi ku janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas njoftimit, pas identifikimit të shkeljeve, inspektorët kanë vendosur ndalimin e punimeve deri në eliminimin e mangësive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Në këtë njoftim theksohet se Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë të mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

