Kosova në Top 15 për Sigurinë dhe Rendin në Botë për 2025

0
16
- Advertisement -

Kosova renditet ndër 15 vendet më të sigurta në botë për vitin 2025, sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të publikuar nga organizata ndërkombëtare Gallup.

Sipas tabelës së Gallupit, Kosova ka arritur 90 pikë nga 100 të mundshme, duke u pozicionuar në vendin e 14-të në këtë renditje, me rezultat të njëjtë si Danimarka, Finlanda dhe Hong Kongu.

Me këtë arritje, Kosova kalon shumë vende të njohura evropiane, përfshirë Austrinë, Gjermaninë, Portugalinë, Spanjën dhe Francën.

Në krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka një rezultat më të lartë se Shqipëria, e cila ka 86 pikë, Mali i Zi me 84 pikë dhe Serbia me 82 pikë.

Në krye të renditjes globale qëndron Taxhikistani me 96 pikë, i ndjekur nga Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me nga 95 pikë, ndërsa Vietnami renditet me 94 pikë.

- Advertisement -
- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here