Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih ka njoftuar se do të zgjatet orari i shërbimit për qytetarët gjatë ditëve të premte.
Sipas njoftimit zyrtar, nga data 20 nëntor 2026, qytetarët do të kenë mundësinë të marrin shërbime konsullore deri në orën 17:00, duke e zgjatur kështu orarin e deritanishëm që përfundonte në orën 12:00.
Ndërkohë, orari i shërbimit gjatë ditëve të tjera të javës do të mbetet i pandryshuar.
Konsullata ka theksuar se ky vendim ka si qëllim të lehtësojë qasjen e mërgatës në shërbimet konsullore, duke ofruar më shumë mundësi dhe fleksibilitet për qytetarët që kanë nevojë për këto shërbime.
Ajo ka ritheksuar përkushtimin e saj për të qenë gjithmonë në shërbim të mërgatës shqiptare.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

