Ankesa e Prokurorisë për lirimin e Bedri Krasniqit: ’20 vjet burg, pa masë lehtësuese’

Në Gjykatën e Apelit të mërkurën u shqyrtua ankesa e Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Bedri Krasniqi ishte liruar nga akuza për kanosjen e Shkumbin Mehmetit.

I akuzuari Bedri Krasniqi tha se tash e 20 vjet është në burg dhe se asnjë masë lehtësuese ndaj tij nuk është marrë asnjëherë. ‘Dje i kam bo 20 vjet që jam ra në burg.

Dhe për 20 vjet, kurrë një masë lehtësuese në drejtim temin nuk është marrë.


- Advertisement -

Akuzat kurrë nuk m’u kanë nda që 20 vjet, kurrë hiç, kurrë pa akuza s’kam mbet,’ tha Krasniqi.

Krasniqi akuzohej se ka kryer veprën penale ‘Kanosja’ nga neni 181, par.2 të Kodit Penal, ku kryerësi dënohet me gjobë ose me dënim deri në një vit.


- Advertisement -