Bebe Rexha në vendin e parë në The UK’s Biggest Chart Show me këngën ‘New Religion’

Bebe Rexha ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore, duke u ngjitur në vendin e parë në The UK’s Biggest Chart Show me këngën e saj më të re ‘New Religion’.

Artistja shqiptaro-amerikane mori trofeun nga Big Top 40 për këtë arritje, ndërsa emocionet nuk munguan.

Ajo dha edhe një intervistë nga distanca, ku reagimi i saj i gëzuar u shpërnda nga organizatorët.


- Advertisement -

Në garën për Top 10 pati konkurrencë të madhe edhe nga artistë të tjerë, përfshirë supergrupin BTS, si dhe këngëtaret RAYE dhe SIENNA SPIRO.

Po ashtu, lista përfshiu disa hyrje të reja, nga kënga ‘Loving Life Again’ e Ella Langley deri te ‘You’re A Superstar’ nga Take That.


- Advertisement -