Barcelona po punon me intensitet për të forcuar repartin ofensiv gjatë afatit veror, me synimin për të gjetur një sulmues që garanton gola.
Sipas mediave spanjolle, objektivi kryesor i katalanasve është Julián Álvarez, por transferimi i tij duket i vështirë për shkak të rezistencës së Atlético Madridit.
Si alternativa, në listë janë Joaquín Panichelli dhe Victor Osimhen, ndërsa drejtuesit e klubit po shqyrtojnë edhe largimin e njërit prej sulmuesve aktual, Robert Lewandowski apo Ferran Torres për të hapur vend në skuadër.





