Në një shtëpi të pabanuar në Varagë të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake.
Sekuestrimi përfshin një armë tip AK-47 me 5 karikatorë dhe 68 fishekë, uniforma të kamufluara, si dhe pajisje për pastrimin e armëve.
Në vend ka gjetur edhe një granatë dore, e cila është tërhequr në mënyrë të sigurt nga njësiti për deminim (EOD).
Rasti është njoftuar te prokuroria, ndërsa hetimet vazhdojnë.





