Skandal në hotel: Këngëtarja Chappell Roan akuzohet për frikësim të vajzës së Jude Law

Këngëtarja Chappell Roan është përfshirë në polemika pas akuzave se përmes rojes së saj të sigurisë ka frikësuar vajzën 11-vjeçare të aktorit Jude Law gjatë një incidenti në një hotel në Sao Paulo.

Ngjarja u bë publike nga futbollisti Jorginho, bashkëshorti i Catherine Harding, ish-partnerja e Jude Law dhe nëna e vajzës.

Sipas tij, vajza u emocionua kur pa këngëtaren në hotel dhe thjesht kaloi pranë saj për të parë nëse ishte ajo, pa e shqetësuar.


- Advertisement -

Megjithatë, një roje sigurie iu afrua në mënyrë agresive familjes, duke i akuzuar për “ngacmim”.

Vajza u tremb nga situata dhe shpërtheu në lot, duke e cilësuar reagimin si të pajustifikuar dhe të tepruar ndaj një fëmije.


- Advertisement -