Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrat e tij kanë mbajtur 1 minutë heshtje për tre shtetasit kosovarë të cilët vdiqën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Vjenë.
Kurti tha se të rinjtë nga Kosova do të kujtohen si punëtorë e bashkatdhetarë, ndërsa vdekja e tyre duhet të shërbejë si moment përkujdesjeje për sakrificën e mërgatës sonë.
Qeveria shprehu ngushëllime për familjet e prekura nga kjo tragjedi.





