Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se stërvitjet e ushtrisë serbe me helikopterë dhe parashutistë disa metra larg kufirit me Kosovën, sipas tij, përbëjnë shfaqje të rrezikshme të agresionit.
Kurti tha se demonstrimi i pajustifikueshëm ushtarak i Serbisë në zonat e banuara me shqiptarë në komunën e Bujanocit, është provokim i hapur ndaj Kosovës.
Ai gjithashtu shtoi se Serbia përdor ushtrinë për shantazh dhe tension në Ballkan.
Kurti i bëri thirrje që të mos bien pre e këtyre provokimeve dhe kërkoi ndëshkim për Serbinë.





