Rita Ora ka bërë një dalje tërheqëse në Los Angeles për të festuar St Patrick’s Day me miqtë e saj.
Ajo u vesh me një kombinim të veçantë pantallonash xhins shumë të shkurtra dhe një kanotiere të bardhë, duke shkëlqyer me varëse luksoze me diamante dhe smerald.
Pamjen e plotësoi me flokë të stilizuara në stilin ‘pixie’ dhe sandale me motive floreale.
Në ditët e fundit, Rita ishte e zënë me shumë evente, duke filluar nga premiera e filmit të saj ‘He Bled Neon’ në festivalin SXSW deri te festa e Vanity Fair Oscars Party.
Kjo e fundit u bë debat për një kapelë gjigante, e cila e vështirësonte atë gjatë eventit.





