Spektakli i Big Brother VIP Albania: Marrëdhënia emocionuese mes Mateos dhe Brikenës

Spektakli i së shtunës i Big Brother VIP Albania nisi me diskutime të shumta brenda shtëpisë, ku në qendër të vëmendjes ishte marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës.

Që nga fillimi i formatit, raporti mes tyre është komentuar shpesh nga banorët dhe publiku.

Mateo ka treguar vazhdimisht interes dhe pëlqim për Brikenën, ndërsa ajo deri tani ishte shfaqur më e rezervuar dhe më e ftohtë ndaj tij.


- Advertisement -

Gjatë një diskutimi me banorët e tjerë në shtëpi, tema e tyre u rikthye sërish në vëmendje.

Në mes të debatit, Brikena vendosi të flasë hapur për ndjenjat e saj. ‘Unë mund të them se me plot kuptimin e fjalës unë kam pëlqim për Mateon,’ u shpreh ajo para banorëve.

Pas kësaj deklarate reagoi edhe Rogerti, i cili komentoi me humor situatën duke thënë: ‘Ty të ka aktivizuar nominimi.’


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *