Një përleshje ka ndodhur në rrugën “Anton Çetta” në Prishtinë, ku një person është lënduar nga një mjet i mprehtë.
Zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar lajmin dhe informoi se i lënduari është në trajtim mjekësor.
Autoritetet policore dhe Prokuroria e Shtetit janë duke hetuar ngjarjen për të zbardhur rrethanat e plotë.





