Një përleshje ndodhi në rrugën “Anton Çetta” në Prishtinë, ku një person u lëndua nga një mjet i mprehtë.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana.
Personi i lënduar është në trajtim mjekësor.
Autoritetet kanë filluar hetimet për ngjarjen.





