Në mbrëmjen e së mërkurës në rrugën ‘Garcie Lorka’ në Prishtinë, dyshohet se një lokal u përfshi qëllimisht nga flakët.
Sipas policisë, lokali iu përket disa grave, ndërsa ende nuk ka ndonjë person të identifikuar lidhur me rastin. ‘Rr.
Garcie Lorka, Prishtinë/ 11.03.2026 – 21:00. Është raportuar se lokali i viktimave femra kosovare është përfshirë nga zjarri i cili dyshohet se është shkaktuar në mënyrë të qëllimshme.
Zjarri është lokalizuar, ndërsa rasti është në procedurë hetimore,’ thuhet në raportin e policisë.





