Protesta në Prishtinë për mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Sonte, mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të shprehur mbështetje ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta pritet të fillojë në minutat në vijim, ndërsa tashmë sheshi është mbushur me një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve.
Ky tubim organizohet si një reagim ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me gjithsej 81 vite burgim.
Në protestë, pritet të ketë fjalime nga organizatorët dhe pjesëmarrësit, të cilët do të shprehin mendimet e tyre lidhur me këtë vendim të kontestuar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
