IDU Reagon ndaj Protestave të Studentëve në Shqipëri: Thirrje për Zgjedhje të Parakohshme
Unioni Ndërkombëtar Demokratik (IDU) ka shprehur shqetësimin e tij për protestat e studentëve në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të ndalojnë dhunën ndaj protestuesve.
Në një deklaratë të publikuar, IDU gjithashtu kërkon shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ky union thekson se përshkallëzimi i protestave, të cilat filluan në Tiranë më 13 tetor, tashmë janë përhapur përtej kryeqytetit.
E drejta për tubim paqësor dhe liria e shprehjes janë baza e çdo shoqërie demokratike.
IDU i bën thirrje Qeverisë së Shqipërisë dhe forcave të saj të sigurisë që të përmbahen nga përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, duke ushtrojnë përmbajtje dhe proporcionalitet maksimal, si dhe të respektojnë të drejtat themelore të çdo qytetari.
Raportet për përdorimin e plumbave gome, gazit lotsjellës dhe granatave zhurmuese ndaj turmave, kryesisht të përbëra nga studentë, janë alarmante. Çdo rast i forcës së tepërt duhet të hetohet në mënyrë të pavarur dhe transparente, dhe ata që janë përgjegjës të mbahen përgjegjës.
Shqetësimet që dalin nga të rinjtë e Shqipërisë meritojnë një përgjigje të sinqertë, jo shpërfillje.
T’i atribuosh një lëvizje të gjerë studentësh dhe qytetarësh ndërhyrjes së huaj nuk zgjidh asgjë, përkundrazi, thellon ankesat që i kanë nxjerrë ata në rrugë.
Gjerësia e pakënaqësisë publike tani e bën të qartë se një zgjidhje e qëndrueshme duhet të vijë nga vetë populli shqiptar.
Prandaj, IDU i bën thirrje qeverisë Rama për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të zhvilluara në mënyrë të lirë dhe të ndershme, me respekt të plotë për lirinë e medias, një administratë zgjedhore të pavarur dhe akses të pakufizuar për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut.
E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe evropiane.
IDU mbështet popullin e Shqipërisë në aspiratën e tyre për një qeveri të përgjegjshme, sundimin e ligjit dhe një të ardhme me mundësi në vend.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

